Iniciativën për analizimin e kapaciteteve në nivelin lokal për zbatimin e ligjeve dhe mjedisit

ZamenikZëvendës ministrja Hristina Oxhaklieska pas takimit me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, realizoi një takim me zëvendës ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski në lidhje me iniciativën për analizimin e kapaciteteve në nivelin lokal për zbatimin e ligjeve dhe mjedisit.
Në këtë takim u diskutua për analizën e kapacitetit administrativ në nivelin lokal dhe ndryshimin e sistematizimit në komuna në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Komunat që nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm administrativ për të përmbushur detyrat në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, duhet të përqendrohen në krijimin e sektoreve / departamenteve për mjedisin, në mënyrë që t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve dhe t’i zbatojnë detyrimet ligjore që ata i kanë në nivel lokal.
Iniciatia parashikon realizimin e:
- Një seri trajnimesh në nivelin lokal që duhet t’u japë udhëzime zyrtarëve administrativë për zbatimin e detyrimeve ligjore
- Përgatitja e programeve cilësore për mjedisin dhe shpërndarja e duhur e mjeteve buxhetore të siguruara në fushën e mjedisit në nivelin lokal