NJOFTIM

Të nderuar, 

 

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me keqardhje njofton se për shkak të ngjarjes fatkeqe në të cilën Qendra Kovid e Tetovës, domethënë një pjesë e madhe e Qendrës Klinike të Tetovës, u dogj, u vendos të prolongohet ngjarja e nesërme përuruese e Parkut të ri Kombëtar Mali Sharr, më 9 shtator në Kodrën e Diellit.

Në të njëjtën kohë, sinqerisht ju kërkojmë falje të gjithë mysafirëve të nderuar nga vendi dhe jashtë vendit për këtë prolongim të paparashikuar. Ne do të informojmë publikun për datën e re në kohën e duhur.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat e zjarrit të madh në Qendrën Klinike të Tetovës dhe uron shërim të shpejtë për qytetarët e lënduar.