NJOFTIM për debat publik mbi Propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park kombëtar

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ju fton të merrni pjesë në debatin publik onlajn mbi Propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë të mbrojtur në kategorinë II – Park Kombëtar.

Javna Rasprava_Sar planinaPër shkak të pamundësisë për t’u realizuar me prani fizike, Debati publik do të mbahet në platformën elektronike ZOOM, më 5 nëntor 2020 në orën 13:00.

Publiku i interesuar mund të kyçet në linkun vijues:

https://zoom.us/j/99479341632?pwd=dTJvWGU1OVB6N0dQYVV0dzJQWVhpZz09

Meeting ID: 994 7934 1632

Passcode: 105291

Për pjesëmarrësit në debatin publik do të sigurohet përkthim simultan në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Propozim-ligji është publikuar në Regjistrin kombëtar të unifikuar elektronik të rregulloreve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (www.ener.gov.mk) dhe në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (www.moepp.gov.mk), për dorëzimin e komenteve, vërejtjeve dhe konsultime me palët e interesuara.

Komentet/mendimet/sugjerimet mund të dorëzohen jo më vonë se 10 ditë nga mbajtja e debatit publik, gjegjësisht deri më 15 nëntor 2020 në: infoeko@moepp.gov.mk, përmes postës në adresën: Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, 1000 Shkup, ose telefonave të hapur në Qendrën Arhus: 070 666 230; 076 319 503 dhe 076 319 501.