NJOFTIM për debat publik mbi Propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si park kombëtar

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me komunat e Tetovës, Gostivarit, Tearcës dhe Vrapçshtit, ju fton të merrni pjesë në debatin publik mbi Propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë të mbrojtur në kategorinë II – Park Kombëtar.

Për transparencën e procedurës dhe përfshirjen e publikut në proces, do të organizohen katër debate publike, si më poshtë:

Më13tetor (e martë)

-          Në Tetovë, në orën 14.00, në Universitetin e Tetovës;

14 tetor (e mërkurë)

-          Në Gostivar, në orën 15.00, në Sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit;

-          Në fshatin Negotinë, komuna e Vrapçishtit, në orën 18.30 pasdite, në Sallën e Sporteve;

Më 15 tetor (eenjte)

-          Në fshatinTearcë, komuna e Tearcës, në orën 18.00, në Sallën e Sporteve;

Propozim-ligji është publikuar në Regjistrin kombëtar të unifikuar elektronik të rregulloreve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (www.ener.gov.mk) dhe në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (www.moepp.gov.mk), për dorëzimin e komenteve, vërejtjeve dhe konsultime me palët e interesuara. Komentet / mendimet / sugjerimet mund të dorëzohen jo më vonë se 10 ditë nga mbajtja e debatit të fundit publik, dmth deri më 19 tetor 2020 në: infoeko@moepp.gov.mk

Debatet publike do të mbahen në përputhje me protokollet shëndetësore për organizimin e ngjarjeve publike (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus).

Prandaj, është e nevojshme të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj dhe të tregoni në cilin debat publik do të merrni pjesë, në adresën e postës elektronike vijuese: skj.mzspp@gmail.com ose te Diana Sokolovska në: +389 76 233 020.

Da ja zacuvame Sara_Logo