Fillon fushata për shpalljen e Kënetës Studençishko si zonë e mbrojtur në kategorinë IV – Parku i Natyrës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në bashkëpunim me Komunën e Ohrit  fillojnë me fushatën publike për shpalljen e lokalitetit Këneta Studençishko si zonë e mbrojtur në kategorinë IV – Parku i Natyrës.

Qëllimi i fushatës është që të informohet dhe njoftohet publiku për atë që e bën Kënetën Studençishko të veçantë, sesi vlerat natyrore dhe biodiversiteti i saj mund të ruhen dhe cilat janë përfitimet, përfshirë aspektet socio-ekonomike të atij procesi.

Në kuadër të fushatës, do të mbahet një debat publik, si pjesë e aktiviteteve për përfshirjen e publikut në procesin e shpalljes së Kënetës Studençishko si zonë e mbrojtur.

Gjatë procedurës për shpalljen e lokalitetit Këneta Studençishko si zonë e mbrojtur në kategorinë e parkut natyror, ky lokalitet është shpallur një habitat ujor me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, dhe së fundmi, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sipas Ligji për Mbrojtjen e Natyrës, mori një Vendim për mbrojtjen e përkohshme të tij.  

Mbrojtja e përkohshme e zonës do të zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të shpallë kënetën  Studençiishko si zonë të mbrojtur.

Këneta Studençishko është veçanërisht e rëndësishme për shkak të karakteristikave të saja hidrologjike dhe gjeomorfologjike, përbërjes së tokës dhe ekosistemit të bollshëm në të cilin ekzistojnë bimë dhe kafshë të rralla dhe endemike. Ky lokalitet i përket zonës së liqenit Sub-Mesdhetar-kontinental. Nga habitatet natyrore dhe gjysmë natyrore ka këneta alkaline, këneta dhe livadhe të lagështa, dhe nga ato antropogjene: pemishte, ara dhe kopshte.