Zëvendësministrja Oxhaklieska në Takimin Ministror të UNECE për Zhvillimin Urban, Strehimin dhe Menaxhimin e Tokës

Заменик министерката Оџаклиеска на министерски состанок на UNECE за урбан развој,Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Dr. Hristina Oxhaklieska mori pjesë në një takim ministror, ​​i cili është pjesë e sesionit të 82 -të të Komitetit të UNECE për Zhvillimin Urban, Strehimin dhe Menaxhimin e Tokës, të mbajtur nga 6 deri më 8 tetor në Gjenevë, me mundësinë e përfshirjet  on-line.

Në fjalimin e saj, zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se nevoja për zgjidhje të shpejta dhe efektive në kushtet e pandemisë Kovid-19 përkon me urgjencën e trajtimit të ndryshimeve klimatike, duke shtuar se një zgjidhje e përbashkët duhet të zhvillohet  për të dy krizat ndërsa programet e rimëkëmbjes duhet të stimulojnë ekonominë globale drejt rritjes së qëndrueshme dhe elasticitetit të shtuar.

 

-  Sot sistemet tona lokale po përpiqen të përshtaten dhe të zhvillohen duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e ndryshimit të klimës. Ajo që na nevojitet është një lidhje e fortë midis planeve strategjike në një nivel më të lartë dhe më të ulët në aspektin e informacionit të ndërsjellë mbi hartimin e politikave të ndryshimeve klimatike dhe bashkëpunimin e ngushtë me komunitetet, qytetarët dhe të gjithë aktorët e tjerë të tanguar në procesin e përgatitjes së planeve hapësinore. Si zëvendësministre e  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të doja të theksoja se ne tashmë kemi zbatuar aktivitete për të përfshirë çështjet e ndryshimeve klimatike në të gjitha aspektet e planifikimit hapësinor dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të siguruar një mjedis “më të gjelbër” për qytetarët, të përshtatur me nevojat e tyre urbane.

Tema e takimit ministror ishte “Strehimi i përballueshëm, i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm për të jetuar në qytetet, përfshirë këtu edhe qytetet që përballen me kushte ekstreme të motit”, ndërsa  ngjarja siguroi një shkëmbim rajonal të përvojave dhe praktikave të mira për të promovuar qasjen e një strehimi të përshtatshëm, të përballushëm dhe të shëndetshëm, si pjesë e reagimit të vendeve ndaj pandemisë Kovid-19 dhe planeve për shërimin nga e njëjta. Në të njëjtën kohë, diskutimet u përqëndruan edhe në zhvillimin e sistemeve financiare novatore dhe të qëndrueshme për strehim të përballueshëm dhe me efikasitet energjetik, për rinovimin e apartamenteve, për promovimin e kohezionit social-hapësinor, si dhe për tejkalimin e pabarazive.