Programi GLOBE rifilloi me ndihmën amerikane

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme përmes hulumtimit, vëzhgimit dhe matjeve do të mësojnë rreth mjedisit jetësor

Globe_1Shkup, 21 dhjetor 2021 – Ambasadorja e SHBA-së Kate Marie Byrnes, e shoqëruar nga ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski dhe drejtoresha e Eko-ndërgjegja Ana Çoloviq Leshoska, sot vizituan shkollën fillore “Mirçe Acev” në Shkup, ku u prezantua zbatimi i programit GLOBE në shkollë dhe aplikimi i paisjeve të dhuruara. Kjo fazë e projektit, që në Republikën e Maqedonisë së Veriut realizohet nga viti 1998, financohet nga ambasada e SHBA-së në Shkup, dhe realizohet përmes Qendrës së Kërkimit dhe Informacionit Mjedisor Eko-ndërgjegja.

Shkolla fillore “Mirçe Acev” në Shkup është një nga 27-të shkollat fillore dhe të mesme në vend që kanë marrë paisje të përshtatshme teknike dhe kanë fituar trajnime praktike dhe shkathtësi për hulumtimin dhe matjen e cilësisë së ajrit atmosferik, ujit dhe tokës.

Në kushtet specifike të pandemisë COVID-19, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Arsimit, me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së përmes organizatës Eko-ndërgjegja, me rastin e 22 Prillit, Ditës së Planetës Tokë, organizuan trajnimin online GLOBE për profesorët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi, e cila jo vetëm qe ripërtëriu përpjekjet për të vazhduar zbatimin e Programit dhe zgjerimin e tij rajonal në kushte specifike, por gjithashtu u mundësoi profesorëve të sapo kyçur të trajnohen për zbatimin e aktiviteteve të programit, dhe profesorët që tashmë kishin përvojë të njihen me protokollet e reja për zbatimin e suksesshëm të tij.

Globe_3Eko-ndërgjegja, në partneritet me MMJPH-në dhe MASH, në 6 muajt e fundit ka ndihmuar 27 shkolla fillore dhe të mesme në vend që të marrin paisjet e duhura teknike të financuara nga Ambasada e SHBA-së dhe disa prej shkollave të trajnohen për të kryer hulumtime, vëzhgime dhe matje të pesë fushave kryesore të hulumtimit: atmosferë, biosferë, hidrosferë, pedosferë dhe Toka si sistem.

Me trajnimet e zhvilluara dhe paisjen teknike të dhuruar e cila përbëhet nga shtëpitë meteorologjike, barometra dhe termometra, PH matës dhe reagentë kimik nxënësit të udhëhequr nga mësuesit e tyre do të mund të mësojnë për kushtet në mjedisin jetësor, përmes matjeve dhe monitorimit të parametrave mjedisorë, analiza dhe krahasimi i tyre me matjet e shkollave të tjera nga rrjeti GLOBE.

Përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë për të inkurajuar dhe zhvilluar të menduarit kritik dhe ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor tek fëmijët dhe të rinjtë kanë kontribuar shumë në zhvillimin e programeve të tilla praktike. Rezultatet tashmë janë të dukshme në praktikë, sepse janë pjesë e proceseve reformuese që kanë filluar këtë vit shkollor në arsimin fillor dhe janë pjesë e Konceptit të ri. Krahas ndryshimeve në programet mësimore, MASH po bën ndryshime edhe në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në shkolla, të cilat janë me interes më të madh për nxënësit. Për të afruar materialin shkencor dhe për ta bërë atë më interesant dhe më të lehtë për t’u kuptuar nga nxënësit, MASH ka investuar në 260 klasa krejtësisht të reja shkencore, pasi ato mësohen më së miri përmes eksperimentimit dhe kërkimit. Një nga ato shkolla është edhe shkolla fillore “Mirçe Acev”.

Globe_2E veçanta e Programit GLOBE është që secila nga shkollat e përfshira merr kordinatat e veta të cilat futen si pikë matëse në hartën botërore të shkollave GLOBE, në të cilën deri më tani janë përfshirë më shumë se120 vende me mbi 37,000 shkolla, të trajnuar rreth 40 000 trajnerë GLOBE dhe janë futur rreth 183 milionë të dhëna. Kjo është arsyeja pse ky program ka përfitime për nxënësit, profesorët dhe shkencëtarët.

Programi GLOBE i NASA-s (Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës), dhe partnerët për zbatim janë Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), Fondacioni Kombëtar i Shkencës së SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-së.