Në Manastir hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat afatshkurtra kur tejkalohet pragu i alarmit

Sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror i Automatizuar i Monitorimit për Cilësinë e Ajrit Ambiental dhe parashikimi i motit i marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Ju informojmë se pragu i alarmimit për PM10 (që tejkalon vlerën e 163 μg/m3 gjatë dy ditëve radhazi) të përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017), u tejkalua në pikat matëse në Manastir – Manastir 2.

Bitola_pragnaalarmiranjeTabela tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku ka dukuri të tejkalimit të pragut të alarmit.

Manastir 2

 

18.02.2021 163.32
19.02.2021 179.36

 

* përqendrimet shprehen në μg/m3

MMJPH ka dorëzuar informacione për tejkalimin e pragut të alarmimit tek Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Drejtoria e Mjedisit Jetësor, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun në MMJPH, Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë për Vetqeverisjen Lokale ku ka një seri të ndotjes alarmante të ajrit.

Sipas konkluzioneve nga procesverbalet e seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, në Manastir hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat afatshkurtra kur tejkalohet pragu i alarmit.