Seance kushtuar Parkut Kombëtar Mali Sharr si pjesë e Brezit të Gjelbër Evropian në samitin Botëror për Ruajtjen e Natyrës

Сесија посветена на НП Шар Планина како дел од Европскиот зелен појас на СветскиотNjë seance e veçantë kushtuar Parkut Kombëtar të Malit Sharr u organizua në pavijonin e Bashkimit Evropian në kuadër të Kongresit Botëror të Ruajtjes së Natyrës në Marsejë, si pjesë e Brezit të Gjelbër Evropian.

Ministri Naser Nuredini ndau planet për këtë zonë të re të mbrojtur dhe sfidat në shpalljen si parku i parë kombëtar pas 60 viteve, duke krijuar zonën më të madhe të mbrojtur ndërkufitare në Evropë.

“Pjesa maqedonase e Malit Sharr është në zemër të kësaj zone të mbrojtur ndërkufitare dhe ishte lidhja e fundit e pjesës ballkanike të Brezit të Gjelbër Evropian për të siguruar mbijetesën e specieve të jashtëzakonshme endemike. Së bashku me bukuritë e tjera natyrore dhe zonat e mbrojtura, Republika e Maqedonisë së Veriut po bëhet një destinacion kryesor për eko-turizmëm me potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Ministri Nuredini para auditorit.