Në përfundim e sipër ndërtimi i stacionit të filtrimit të ujërave të zeza në Gllumovë-Shishovë, komuna e Sarajit

(28.12.2015) Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi së bashku kryetarin ekomunës së Sarajit Bekim Murati, inspektuan realizimin e projektit për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujërave të zeza në Gllumovë- Shishovë në komunën e Sarajit. Gjatë inspektimit u konstatua se projekti është në fazën përfundimtare. Do të thotë se punët fizike të objekteve janë realizuar tërësisht, ndërsa në rrjedhë janë punët përgatitore për lidhje të rrjetit të ujësjellësit dhe atij elektro-distributiv nga ana e NP “Ujësjellësi” Shkup dhe EVN Maqedoni. Pas shqyrtimit dhe marrjes së protokolleve nga institucionet e akredituara objekti së shpejti pritet të jetë gati për kontroll teknik dhe punë provuese.

Projekti është financuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe kap vlerën prej 44.323.679,00 denarësh.