INFORMATË PËR MEDIA 11.12.2015

Ju informojmë se sot,11.12.2015, në restorantin Teteks ARM në Tetovë, me fillim në orën 13.30 do të mbahet debat me temë:“Shpallja e Malit Sharr si park nacional “. Debati organizohet nga asociacioni Most, në kuadër të projektit “Parlamenti mobil”.

Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.