Kufizimi i importit të substancave që e vobekësojnë mbështjellësin e ozonit për vitin 2019

(5.02.2019 )”Në lidhje me nenin 2 të Urdhëresës për kufizimin e importit të substancave që e vobekësojnë mbështjellësin e ozonit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 92/10,150/12), Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se sasia për importimin e substancave nga Shtojca e Urdhrit të mësipërm do të kufizohet në 21.310 kg për vitin 2019. Importi i substancave në fjalë do të miratohet sipas parimit ai që arrin i pari – shërbehet i pari“.