INFORMATË PËR MEDIA 22.08.2018

Të nderuar,

Ju informojmë se më 23.08.2018 (e enjte), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, do të shënojë fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit.

Мinistri Duraki dhe kryetari i komunës Shabani do të zhvillojnë një takim në orën 11.00 në Pallatin e kulturës në f. Negotinë.

Më pas, në orën 11.30 ata do të vizitojnë vendin ku do të zhvillohen aktivitetet ndërtimore për rrjetin e kanalizimit në f. Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit.

Deklaratat për media janë paraparë në orën 11:40 në   Dobërdoll.

Ju ftojmë që me ekuipet tuaja  të merrni pjesë në këtë ngjarje.