INFORMATË PËR MEDIA 20.12.2017

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Likovës dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ju ftojnë në shënimin efillimit punimeve ndërtimore për rregullimin e Lumit të Likovës. Ngjarja do të mbahet më 21 dhjetor 2017 (e enjte) duke filluar nga ora 10:00 në qendër të Likovës.

Në këtë ngjarje fjalime do të mbajnë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Sadulla Duraki, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, znj.Luiza Vinton dhe kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi.

Përmes mbështetjes së UNDP-së, ky projekt përfshin vazhdimin e rregullimit të Lumit të Likovës në gjatësi prej rreth 400 metrash, si një masë e mbrojtjes nga përmbytjet dhe rregullimine zonës në Likovë.