INFORMATË PËR MEDIAT 11.07.2017

Të martën më 11.07.2017, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Sadulla Duraki, me kryetarin e komunsë së Kumanovës dhe kryetarin e Rajonit veri – lindor të planit Zoran Damjanovski,do të nënshkruajnë Memorandum për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të Bashkësive evropiane të procedurave për zbatimin e ndihmës financiare nga Unioni për Republikën e Maqedonisë në kuadër të zbatimit të ndihmës në bazë të instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA II) me qëllim që të vendoset baza kontraktuale formale për zbatimin e suksesshëm të pesë projekteve të planifikuara në kuadër të Programit disavjeçarë operativ të sektorit për mjedisin jetësor dhe aksionet klimatike për IPA II (2014-2020)

Këto projekte do të përfshijnë furnizime të pajisjeve për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në Rajonin veri – lindor, mbylljen e deponive/ plehrave të egra jo në përputhje në Rajonin veri – lindor dhe projektin investues – ndërtimi i deponisë qendrore për Rajonin lindor dhe atë veri – lindor.

Nënshkrimi do të mbahet në ora 11 në Qendrën për Zhvillim të Rajonit veri – lindor të planit në Kumanovë.

Ju ftojmë që me ekipet Tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.