INFORMATË PËR MEDIA 26.04.2017

Ju njoftojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, do të mbajë fjalim në ceremoninë e mbylljes së Twining projektit të financuar nga BE: “Përforcimi i kapaciteteve administrative në nivel qendror dhe lokal për transponimin dhe implementimin e Direktivës së re për emetimet industriale 2010/75/BE “ që do të mbahet më 27 prill 2017 në hotelin Stoun Brixh në orën 10:00

Fjalime do të mbajnë edhe zëvendëskryeministri i çështjeve evropiane Arbër Ademi, udhëheqësi i Departamentit të infrastrukturës, bujqësisë dhe politikave sociale në Delegacionin e Bashkimit Evropian Mauro Di Veroli, ambasadori i Austrisë Renat Kobler si dhe ambasadori i Spanjës Ramon Abaroa Karanza.

Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.