ANULIMI  i Debateve Publike mbi Projektligjin për Shpalljen e një pjese të  Malit Sharr si Park Kombëtar

Ju informojmë se debatet publike të cilat i kemi caktuar për  13, 14 dhe 15 tetor në Tetovë, Gostivar, në fshatin Negotinë dhe  në  fshatin Tearcë,  ANULOHEN.

Për momentin kemi një rritje serioze të numrit të të sëmurëve, rekomandime nga Qeveria mos të ketë grupime të njerëzëve në ambiente të mbyllura, dhe nga ana tjetër një numër të madh i të interesuarëve për të marrë pjesë në këto debatet publike, kështu që që mbajtja e tyre në këto kushte është e  rrezikshme për shëndetin publik.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do ta informojë publikun në kohën e duhur për mënyrat dhe kohën e mbajtjes së debateve publike në lidhje me Projektligjin.