Konferencën ministrore të titulluar “Trashëgimia për të ardhmen”

01Sekretari shtetëror Ana Petrovska më 20 shtator qëndroi në Podgoricë, si kreu i delegacionit maqedonas në konferencën ministrore të titulluar “Trashëgimia për të ardhmen”.

 

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të lartë të ministrive përgjegjëse për çështjet e mjedisit nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të udhëhequr nga Ministri për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm të Malit të Zi.

1okNë Konferencë ushqyrtua Dokumentin Kornizë në bazë të të cilit Republika e Kinës dhe vendet e rajonit do të zhvillojnë bashkëpunimin dhe do të sigurojnë fonde për zbatimin e projekteve prioritare.

 

Në bllokun dedikuar për fjalimin e përfaqësuesve të lartë , Petrovska i përshëndeti të pranishmit duke informuar për përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në drejtim të harmonizimit me standardet mjedisore të BE dhe gatishmërinë për përfshirjen e Maqedonisë në këtë iniciativë.

 

6Pasdite, Petrovska dhe Ambasadori maqedonas në Malin e Zi, Muhailo Tërpkovski, patën një takim dypalësh me Ministrin e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Pavle Raduloviq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim u diskutuan fushat e mundshme për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Malit të Zi me qëllim që në mënyrë më efikase të shfrytëzohen fondet që do të jenë në dispozicion përmes bashkëpunimit rajonal me Republikën e Kinës.