Ministri Nuredini, në kuadër të delegacionit të Qeverisë, vendosi lule në përmendoren Ilinden në Krushevë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini,në kuadër të delegacionit të Qeverisë të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, mori pjesë në evenimentin me rastin e shënimit të 2 Gushtit (Ilindenit) – Ditës së Republikës, në Meçkin Kamen të Krushevës.

Festa u shënua në mënyrë solemne në disa vende të shtetit.

Slogani që bashkon të gjitha shënimet e festës është ” Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit” si një koncept që përshkruan vlerat e përbashkëta që të gjithë ikremtojmë, festojmë, të cilat na bashkojnë dhe lidhin.