Takimi i 15-të i Nënkomitetit për Transportin, Mjedisin, Energjinë dhe Zhvillimin Rajonal të BE-së: Arritjet dhe sfidat e njohura

(12.03.2019) Sot, në Shkup u mbajt takimi i 15-të i Nënkomitetit për Transportin, Mjedisin, Energjinë dhe Zhvillimin Rajonal të BE-së, ku u diskutua për përparimin, sfidat dhe veprimet e ardhshme në këto fusha.

Takimi, në të cilin stafi menaxhues i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor raportoi për progresin në këto fusha, u kryesua nga Zëvendës Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani Makraduli. Ai theksoi se aktivitetet e Nënkomitetit tashmë sjellin rezultate pozitive në formën e progresit të dukshëm dhe perspektivave të reja në fushat e mbuluara dhe procesi i harmonizimit dhe miratimit të ligjit të Bashkimit Evropian është në rrjedhë.

- Nenkomiteti kryesisht ka merita për krijimin e një dialogu të frytshëm midis shtetit tonë dhe Komisionit Evropian në fushat e transportit, mjedisit, energjisë dhe zhvillimit rajonal. Progresi i arritur në vitet e fundit është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta për të përshpejtuar integrimin në BE, përafrimin e legjislacionit kombëtare me atë evropian dhe forcimin e kapaciteteve tona administrative – tha zëvendësministri Makraduli në fjalimin e tij të hapjes.

Delegacioni i BE kryesohet nga Marie-Thérèse Moran e Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit dhe Politikës Fqinjësore të Komisionit Evropian, e cila vuri në dukje se këto takime synojnë jo vetëm të përcaktojnë se çfarë është bërë deri më tani, por edhe të ofrojnë një korrnizë për mënyrën se si të vepron dhe në të njëjtën kohë identifikohen sfidat me të cilat duhet të përballet nënkomiteti në lidhje me fushat e cekura.