Takimi i realizuar ndërmjet ministrit Duraku dhe euroambasadorit Zbogar

IMG_4983Sot ministri i Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Sadulla Duraku, realizoi një takim pune me euroambasadorin  Samuel Zhbogar në Maqedoni.

Gjatë takimit, ministri Duraku dhe euroambasadori Zbogar biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të Unionit Evropian në sferën e ambientit jetësor dhe njëkohësisht shprehën gatishmërinë që i njëjti të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Në këtë kontekst u bisedua edhe për rritjen e shkallës së shfrytëzimit të IPA fondeve, të cilat i disponon Republika e Maqedonisë për përmirësimin e gjendjes në të gjitha sferat e ambientit jetësor.IMG_4982