Do të ratifikohet Marrëveshja e Parisit

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozim të MMJPH, në seancën e saj që u mbajt më 25 korrik 2017, e miratoi Informatën për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.

Qeveria e RM–së e obligoi Мinistrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ta dorëzojë tekstin e Marrëveshjes deri te Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e procedurës për ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e RM-së.

Me këtë akt, u vërtetua përkushtimi për t’iu bashkangjitur përpjekjeve botërore në luftën kundër ndryshimeve klimatike përmes zbatimit të aktiviteteve për zvogëlimin e   emisioneve të gazrave serrë me qëllim të tejkalimit të temperaturave globale në mënyrë të konsiderueshme nën 2оС deri në fund të shekullit dhe sigurimi i zhvillimit dhe rritjes më të ulët të karbonit.

Gjithashtu, me ratifikimin e ardhshëm të Marrëveshjes do të mund të shfrytëzohet edhe ndihma ndërkombëtare për mbështetje të adaptimit të sektorëve më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike ( resurseve ujore, bujqësisë, pyjeve, biodiversitetit, trashëgimisë kulturore, turizmit etj)

Si vlerë shtesë është rëndësia që kjo Marrëveshje e ka për BE-në, e cila është lidere në nivel global në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe si vegël që do t’i ndihmojë shtetit për përgjigje në detyrimet e ardhshme që dalin nga Bashkësia energjetike në sferën e klimës.