Do të intensifikohet bashkëpunimi me Kinën në mbrojtjen e mjedisit jetësor

4Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, zhvilloi një takim me ambasadorin kinez në Republikën e Maqedonisë, E.T Cui Zhiwei, i cili kishte për qëllim informimin e ndërsjellë dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në sferën e mjedisit jetësor.

Qëndrimi i përbashkët nga ky takim ishte pajtueshmëria që në një kohë sa më të shpejtë të nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim midis dy shteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në këtë takim, posaçërisht u vu theksi në mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit përmes investimeve kineze në ndërtimin e infrastrukturës për pastrimin e ujërave të zeza.

Në fund të takimit, ambasadori kinez e ftoi delegacionin e MMJPH-së të realizojë një vizitë në Republikën e Kinës për t’u njoftuar me përvojat kineze në sferën e mjedisit jetësor.