Studentët e Fakultetit të Sigurisë vizituan Zyrën e Komunikimit të MMJPH-së

(11.05.2018)Një grup studentësh nga Fakulteti i Sigurisë – Shkup në Universitetin “Shën Klimentii Ohrit”- Manastir, së bashku me prof. Dr Marina Mališ Sazdovska, vizituan Zyrën për Marrëdhënie me Publikun dhe u njohën me kompetencat dhe aktivitetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Grupi përbëhej nga studentë që specializohen në programet studimore për mbrojtje ndërkombëtare të mjedisit jetësor dhe siguri dhe kontrollin financiar (kriminalistikënekologjike).

Në prezentimin e punës së Ministrisë, theksi i veçantë iu kushtua rëndësisë së disponueshmërisë dhe mënyrës së plasimittë informatave tek publiku, gjë që kontribuon shumë në edukimin më cilësor në këtë sferë. Nxënësit shfaqën interesim për mundësitë e përdorimit të bibliotekës së Ministrisë, e cila ka një fond të pasur librashnga shumë sfera të lidhura me mjedisin jetësor, veçanërisht bibliotekën elektronike, e cila është e disponueshme përmes kanaleve të internetit të Ministrisë.

Se takimet e tilla dhe zhvillimi i komunikimit kanë një rol të dukshëm është dëshmuar nga fakti se prof. Sazdovska njoftoi se fakulteti ka mundësi të dhurojë botimet e tyre të fundit në fushën e krimit në mjedisin jetësor, me çka do të modernizohet fondi i bibliotekës në fushat më specifike