Nxënësit e shkollave të mesme nga Maqedonia, Italia, Polonia, Turqia, Suedia dhe Portugalia do të mësojnë sëbashku që ta ruajnë mjedisin jetësor

grupnaNxënësit e shkollave të mesme nga Maqedonia, Italia, Polonia, Turqia, Suedia dhe Portugalia do të mësojnë sëbashku që ta ruajnë mjedisin jetësor

Sektori i Komunikimit me Publikun pranë MMJPH ishte nikoqir i profesorëve të shkollave të mesme nga pesë shtete evropiane – Italia, Polonia, Turqia,  Suedia dhe Portugalia. Vizita e profesorëve i dedikohet bashkëpunimit me shkollën e Mesme Ekonomike-Juridike të Qytetit të Shkupit – Vasil Antevski Dren, e cila është shkolla-partnere e projektit  „GOT POLLUTION? BE THE SOLUTION… RECYCLE!“. Ky projekt financohet nga ERASMUS+ Programi  К2 në pjesën:Bashkëpunimi për risi dhe shkëmbimin e  praktikave  të mira, partneritetin strategjik midis shkollave.

SHMEJQSH „ Vasil Antevski Dren“sëbashku me pesë shkollat e tjera nga Evropa, përmes projektit do të përpiqet që të bëjë ndërgjegjësimin e nxënësve dhe publikut në tërësi për riciklimin e materialeve dhe ruajtjen e mjedisit jetësor. Me pjesëmarrjen e  drejtpërdrejt në aktivitetet dhe njohuritë që do të arrijnë përmes këtij projekti, nxënësit do ta zhvillojnë përgjegjësinë e tyre personale ndaj ndotjes, parandalimin e saj dhe mbrojtjen e mjedisit në të cilin jetojnë. Me zhvillimin e një raporti pozitiv ndaj mjedisit jetësor qysh në procesin e arsimimit pritet që ky të rritet në një qëndrim personal dhe stil jetese i gjeneratave të reja. Nga ana tjetër pritet që shprehitë e mira të barten te nxënësit tjerë, gjeneratat e tjera, prindërit dhe i gjithë rrethi në përgjithësi, me çka do të fitohet një lloj  i të mësuarit të përjetshëm.

Në kuadër të kësaj vizite profesorët patën mundësi që ta ndjekin prezantimin për situatën e përgjithshme me menaxhimin e mbeturinave në R. e Maqedonisë, rregullativën kombëtare e cila është krijuar në këtë sferë, rezultatet e arritura në pjesën e riciklimit, me çrast theks të veçantë u vu në rëndësinë e vetëdijes publike edhe atë jo vetëm te popullata e re, por edhe më gjërë si dhe te aktivitetet që po i ndërmerr Ministria në këtë drejtim.