Takimi i ministrit Duraki me kryetarin e komunës së Çairit

(13.03.2018) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Sadulla Duraki, zhvilloi një takim pune me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu.

Në takim u diskutua për sfidat me të cilat po përballet komuna në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor si dhe për zhvillimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Ministrisë dhe vetëqeverisjes lokale në këtë fushë.