Takimi i ministrit Duraki me ambasadorin e Italisë Romeo

(11.12.2017) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki,realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë në Maqedoni, E.T. Karllo Romeo.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm midis dy vendeve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mundësitë për thellimin e tij, ndërsa në të njëjtën kohë të dy palët theksuan se realizimi i projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe burimeve ujore do të jetë prioritet.