Takimi i ministrit Duraki me ambasadorin e Gjermanisë në Maqedoni

2Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në R. e Maqedonisë, E.T. Tomas Gerberih.

Në këtë takim, ministri Duraki dhe ambasadori i Gjermanisë Gerberih i shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës, duke shprehur kënaqësinë nga realizimi  i deritanishëm i përbashkët i më shumë projekteve.

Bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet aktuale për realizimin e projekteve në seksionin e ujërave, duke treguar gatishmërinë për zhvillimin e një bashkëpunimi të frytshëm rreth problematikës aktuale të cilësisë së ajrit dhe ndryshimeve klimatike.