КUMTESË PËR PUBLIKUN 04.12.2018

Sipas të dhënave të sistemit shtetëror të monitorimit automatik të cilësisësë ajrit ambiental, ju informojmë se pragu i informimit për PM10 (tejkalimi i vlerës prej 100 g / m3 gjatë dy ditëve rresht) i përkufizuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufizuesepër nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufizuese, margjinat e tolerancës për vlerat kufizuese, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14/12/2017), është tejkaluar në pikat matëse Shkup – Butel, Qendër, Karposh dhe Rektorat, Kërçovë, Kumanovë, Milladinovcë, Strumicë, Manastir 1, Tetovë dhe Kavadar.

Nga MMJPH është dorëzuar informata për tejkalimin e pragut të informimit në Institutin e Shëndetit Publik, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Qytetin e Shkupit dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale ku ka një episod të ndotjes alarmante të ajrit me tejkalimin e pragut të informimit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hasinor, në koordinim me Grupin punues ndërsektorial për ajrin, në rast të tejkalimit të pragut të informimit për PM10, jep rekomandimet e mëposhtme:

  • Të shfrytëzohet transporti publik

• Automjetet nuk duhet të shfrytëzohen pa ndonjë nevojë të madhe

• Më shumë persona të mos udhëtojnë me një makinë në të njëjtën kohë

  • Të mosshfrytëzohen për ngrohjen e lokaleve mbetjet e vajti të djegur ose mbetjete drurit me llak ose të ngjyrosura , mobiliet, stiropori, PET ambalazhi, copa të gomës dhe çdo materiali sintetik
  • Përdorimi i duhur i stufaveme dru

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë japin këto rekomandime:

Lëvizje dhe aktivitete të kufizuara në ambient të hapur të popullsisë më të ndjeshme (fëmijët, të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike të mushkërive dhe sistemit kardiovaskular, me një rrezik të veçantë për pacientët me astmë pulmonare), por edhe për personat që kryejnë punën e tyre profesionale në një ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit.