U mbajt takimi fillestar për përgatitjen e Planit të menaxhimit të pellgut të Liqenit të Ohrit

zamenik_1Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, në Ohër hapi takimin fillestar për përgatitjen e Planit të menaxhimit të pellgut të Liqenit të Ohrit, një dokument i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtjes dhe menaxhimit të pellgut të liqenit të Ohrit.

- Proceset e mëtejshme të marrjes së vendimeve politike në rajon do të duhet të bazohen në këtë dokument – tha zëvendësministri Makraduli në fjalimin e tij të hapjes.

Ai theksoi se presioni i aktiviteteve njerëzore tashmë është shumë i dukshëm dhe ndikon në të gjithë botën e gjallë dhe endemike në pellg.

- Prandaj, nevoja për një Plan menaxhimi është e nevojshme dhe hartimi i tijbëhet në një periudhë kritike për zhvillimin e ardhshëm të këtij rajoni. Është veçanërisht e rëndësishme që ky Plan do të jetë i përbashkët, dypalësh, integral dhe i bazuar në Direktivën Evropiane të ujërave dhe në legjislacionin kombëtar, me ç’ rast hartimin i këtij plani do të paraqesë bazë për planet e nën-pellgjeve të tjera, si dhe për përgatitjen e Planit për menaxhimin e të gjithë Basenit të Drinit – shtoi Makraduli.

Është paraparë që përgatitja e Planit të zgjasë 18 muaj dhe do të rezultojë në një Plan menaxhimi përfundimtar dhe të miratuar për pellgun e Liqenit të Ohrit në përputhje me Direktivën evropiane të ujërave.

Njëherësh, është paralajmëruar se, për të mbështetur dhe monitoruar procesin e hartimit të Planit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë do të riaktivizojnë Komitetin dypalësh në përputhje me Marrëveshjen dypalëshe, e cila do të kishte rolin e Komitetit mbikëqyrës në procesin e hartimit.

 

Përgatitja e planit të menaxhimit të pellgut të liqenit të Ohrit është financuar në kuadër të projektit GEF për basenin e Drinit dhe është një nga aktivitetet kyçe në programin për mbrojtjen dhe masat e menaxhimit në basen.