Punëtoria për përcaktimin e hapave të ardhshëm, kompetencave dhe koordinimit të përbashkët dhe komunikimit ndërmjet palëve të interesuara

(28.03.2019) Sot në Shkup, u mbajt punëtoria e dytë për ngritjen e vetëdijes publike për domethënien dhe rëndësinë e heqjes së Lindanit nga deponia e vogël në fabrikën Ohis. Punëtoria u organizua nga Shoqata Ekologjike Maqedonase dhe në koordinim me Zyrën e Ndotësve Organik të Qëndrueshëm (POPs) të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Qëllimi i punëtorisë është përcaktimi i hapave të ardhëshëm, kompetencave dhe koordinimeve të parbashkëta dhe komunikimit ndërmjet palëve në lidhje me procedurën e mëtejshme për heqjen e lindanit të deponuar në rrethin e Ohisit.

- Duam që publiku më i ngushtë dhe më i gjerë të bëhet i vetëdijshëm se deponia do të pastrohet, duke siguruar dhe instaluar teknologji të përshtatshme në këtë vend – tha Suzana Andonova, nga Zyra për Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm pranë MMJPH, duke shtuar se ndërsa punëtoria e parë ishte më tepër informative, në të dytën, fokusi ishte vënë në motivimin dhe inkurajimin e palëve të interesuara për t’u angazhuar në shkëmbimin e duhur të informacionit dhe secila në të drejtën e vet për të kontribuar në zbatimin e duhur të projektit. 

Sipas Zyrës për Ndotësit Organike të Qëndrueshëm (POPs) të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor (MMJPH), dokumentacioni i tenderit do të finalizohet deri në fund të prillit, pas së cilës do të shpallet një konkurs ndërkombëtar i UNIDO-s për përzgjedhjen e një kompanie dhe teknologjie për heqjen e lindanit të deponuar nga deponia e vogël në rrethin e Ohisit. Në vjeshtë, pritet të bëhet e ditur se cila kompani do të përfshihet në procesin e heqjes së deponisë.

Rritja e ndërgjegjësimit publik të popullatës së Shkupit për rëndësinë dhe ndikimin e lindanit në shëndetin e njeriut dhe gjendjen e mjedisit është një nga aktivitetet e zhvilluara në kuadër të projektit disavjeçar “Heqja e barrierave teknike dhe ekonomike për të filluar rehabilitimit i vendeve të kontaminuara me α -HCH, β-HCH dhe Lindan në OHIS, 100122 “, financuar nga Fondi Ekologjik Global (GEF) dhe zbatuar përmes UNIDO-s(United Nations Industrial Development Organization). Qëllimi kryesor i këtij projekti të gjatë është që në periudhën e ardhshme të zbatohet largimi i lindanit të deponuar nga njëra prej dy deponive ekzistuese që ndodhen në fabrikën OHIS.