Përfundon hartimi i draft verzionit të A lejes së integruar ekologjike për REK Manastir

(16.07.2018) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, zhvilloi një takim pune me menaxhmentin e REK Manastirit, si dhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga Rajoni i Pelagonisë. Në takim u diskutua për A-lejen e integruar, e cila për shumë vite u neglizhua, përkatësisht për një zbatim sa më efikas të detyrimeve që rrjedhin prej saj.

Në këtë drejtim, definohet një pjesë nga projektet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes së mjedisit si desulfurizimi, reduktimi i SOx dhe pluhuri, deponitë e hirit në REK Manastir, sanimi i shtresës së betonit të armuar dhe zëvendësimi i elementeve të çimentos të asbestit me materialet e rejaekologjike, dmth. gjetjen e mënyrës më efikase të trajtimit të mbetjeve të asbestit, si dhe pyllëzimi i REK Manastir për nevojat e rekultivimit të gërmimeve sipërfaqësore dhe deponive për pjesën e padobishme të xehes dhe deponisë së hirit.