Prezentohen përgatitjet e Maqedonisë për samitin e klimës në Paris

1(03.11.2015) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, ambasadorja e Francës Lorens Oer dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë Luiza Vinton, në konferencën e sotme për gazetarë paralajmëruan konferencën ministrore:„Drejt samitit të klimës në Paris 2015, sfida për shtetet anëtare të CEI-së“, e cila do të mbahet në Shkup më 6 nëntor 2015, si pjesë e aktiviteteve të MMJPH-së dhe Republikës së Maqedonisë dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë dhe të vendit, që po i ndërrmarrin para samitit të ardhshëm ndërkombëtar që do të mbahet në Paris në dhjetor të 2015-ës

- Nga kjo konferencë, në segmentin e lartë, pritet që përmes prezentimit të të ashtuquajturave “Kontribute adekuate nacionale për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike “ të arrijmë konkluzione të përbashkëta për mënyrat e veprimit të përbashkët midis politikave klimatike, energjetike dhe të tjera në nivel rajonal. Si rezultat përfundimtar pritet miratimi i Deklaratës, me të cilën do të shprehet gatishmëria e përbashkët për bashkëpunim në drejtim të arritjes së të ashtuquajturës rritje “më të gjelbër” për rajonin e CEI-së, deklaroi me këtë rast ministri Izairi.

Konferenca mbahet me iniciativë dhe në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e ndihmuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të vendit, si dhe në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë me Iniciativën e Evropës Qendrore ( CEI).

- Me qëllim të arritjes së qëllimit të përcaktuar global për rritjen e temperaturës nën 2°C deri në fund të shekullit, përpos që është i domosdoshëm miratimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare të detyrueshme, e cila do të jetë e zbatueshme për të gjitha shtetet më së voni deri në fund të këtij viti dhe do të hyjë në fuqi deri në vitin 2020, nevojitet edhe realizimi i përgjegjshëm i detyrimeve të marra që nënkupton angazhim dhe bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara, shtoi ministri Izairi.

Në konferencën për gazetarë, ambasadorja e Francës Lorens Oer, theksoi rëndësinë e samitit të klimës në Paris 2015 si dhe gatishmërinë e qeverisë së Francës si nikoqire me sukses të organizojë dhe të mundësojë arritjen e Marrëveshjes globale deri tani më ambicioze për zvogëlimin e emisioneve të gazrave të dëmshme në atmosferë.

Ndërkaq, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë Luiza Vinton, theksoi ndjeshmërinë e Republikës së Maqedonisë ndaj ndryshimeve klimatike, duke nënvizuar se UNDP-ja do të vazhdojë të ndihmojë për përgatitjen e raporteve përfundimtare për ndryshimet klimatike, të cilat vendi ynë e ka detyrim ndërkombëtar t’i përgatisë çdo vit.