Оhër: Filloi konferenca e gjashtë vjetore e Drinit

DrzavenKonferencijaOhrid_1(14.11.2018) Sot dhe nesër, në Ohër, zhvillohet Konferenca e gjashtë vjetore e Drinit, ku marrin pjesë rreth 120 pjesëmarrës – përfaqësues të institucioneve kompetente në pellgun e Drinit nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe donatorë.

Konferenca është e organizuar në kuadër të Veprimit të Koordinuar të Drinit (CORDA) për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Drinin (MoU) dhe Projektit Mbështetës të GEF / UNDP: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të Drinit” ( Drin Project).

Ana Petrovska, sekretare e shtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, mori pjesë në hapjen e ngjarjes. Në fjalën hyrëse, Petrovska mirëpriti përpjekjet për të mbajtur një forum kaq kompleks ku do të diskutohet për problemet dhe zgjidhjet për mbrojtjen e pellgut të Drinit, e me këtë edhe të Liqenit të Ohrit, veçanërisht që kohët e fundit është një nga pikat e nxehta ekologjike.

Sipas saj, posaçërisht janë të rëndësishme rezultatet e analizës diagnostike të Pellgut, të kryera me mbështetje të GEF-it, të cilat tregojnë se kontrolli i rrjedhave të ujit në vendet e rrjedhës së ujit, në varësi të punës së projekteve të hidroenergjisë, pastaj transportit të sedimenteve dhe mbetjeve të lundrueshme dhe përmbytjeve, janë problemet e identifikuara kryesore të përbashkëta të vendeve të tanguara.

Duke përshëndetur punën e suksesshme të pjesëmarrësve, Petrovska shprehu kënaqësinë me nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe angazhimit të shteteve, në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

Ngjarja u hap nga Dejan Panovski, drejtor i programit të projektit, ndërsa fjalime hyrëse janë mbajtur edhe nga Anita Koxhoman, udhëheqëse e Departamentit të Energjisë, Mjedisit dhe Administrimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë në UNDP, e cila shpjegoi se në çfarë faze është projekti me arsyetimin se në të ardhmen vijon përcaktimi i planit të veprimit dhe zbatimit të negociatave midis shteteve, dhe këshilltari i ri rajonal në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Sarangu Radnaragça, e cila theksoi se Konventa UNECE është ndër të parat me fokus të ujit-energjetikës, ushqimit dhe ekosistemet.

Në konferencë përveç draftit të Analizës Diagnostike Ndërkufitare të Pellgut, janë paraqitur raportet mbi punën e GEF-it për projektin e Drinit,janë përgatitur raporte të veçanta për hidrologjinë dhe ndotjen e pellgut, ndërsa tema kryesore në të cilën panelistët diskutojnë sot dhe nesër është lidhja midis ujit – ushqimit – energjisë dhe ekosistemit në pellgun e Drinit dhe koordinimi ndërsektorial.