Mbahet takimi i 14-të i Nënkomitetit për transportin, mjedisin jetësor, energjetikën dhe zhvillimin rajonal

makradulibrisel1(19.03.2018) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë në takimin e 14-të të nënkomitetit për transportin, mjedisin jetësor, energjetikën dhe zhvillimin rajonal, që u zhvillua sot në Bruksel.

Takimet e nënkomisionit mbahen në kuadër të Komitetit të stabilizim asociimit si një forum për shqyrtimin e politikave sektoriale. Diskutimi u fokusua në temat: mjedisi jetësor, ndryshimet klimatike, energjetika, politika rajonale dhe politika e transportit.

Takimi u kryesua nga zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli nga ana e Maqedonisë dhe Mari-Tereza Moran nga Drejtoria e përgjithshme e Komisionit Evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore. Në takim u diskutuan disa tema nga fushat përkatëse dhe njëherësh u shkëmbyen drejtime lidhur me nivelin e harmonizimit dhe miratimit të së drejtëssë Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, pas një kohe të gjatë, u konstatua progres në shumicën e fushave. Gjithashtu, u miratuan disa konkluzione ndaj të cilave Republika e Maqedonisë duhet të jetë e përkushtuar para Samitit të planifikuar në Sofje që do të mbahet në maj 2018.