Mbahet ngjarja përfundimtare e projektit “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000″

Natura 2000_2(15.03.2017) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, sot mbajti fjalim në ngjarjen përfundimtare të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000”, i cili zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke theksuar në fjalimin e vet se programi Natura 2000 hap mundësi të reja për mjediset rurale përmes zhvillimit të eko-turizmit, bujqësisë së qëndrueshme dhe shfrytëzimit të resurseve natyrore mënyrë kjo që nuk e rrezikon mjedisin jetësor , ministri Ameti shtoi:

- Natura 2000 mund të bëhet burim i rëndësishëm i të ardhurave për popullatën lokale. Vizioni për zhvillimin e qëndrueshëm mund të bëhet realitet me instrumentin e Natura 2000, shtrirja e të cilit do të rritet me implementimin e mëtejshëm.

Qëllimi i projektit është të rritet efikasiteti i përgatitjes nga sfera e mbrojtjes së natyrës për anëtarësim në BE. Përmes pesë komponentëve të tij është krijuar bazë e fortë për implementimin e Natura 2000. Është adaptuar Ligji kombëtar për natyrën në përputhje me rregullativën e BE-së, janë identifikuar disa zona potenciale Natura 2000, është krijuar baza e të dhënave, janë mbajtur një sërë trajnimesh për të punësuarit në MMJPH dhe palët e interesuara, ndërsa u realizua edhe një fushatë publike.

Kohëzgjatja e projektit ishte nga janari 2016 deri nga mesi i marsit 2017, ndërsa buxheti arrinë 1,2 milinë euro. Projekti zbatohet nga Particip dhe partnerët në konsorcium. Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar.