Institucionet koordinuese përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve urgjente për mbrojtjen e Liqenit të Prespës

Надлежните институции на координација за преземање на итни активности за заштита на Преспанското ЕзероSot, me iniciativë të Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u mbajt takim urgjent koordinativ midis kryetarit dhe përfaqësuesve të komunës së Resnjës, institucioneve shkencore, ekspertëve dhe palëve të interesuara për të tejkaluar situatën e uljes drastike të nivelit të ujit të Liqenit të Prespës.

Në takim u konkludua se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  do të intensifikojë bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë dhe Greqinë, duke përdorur të gjitha kanalet diplomatike të mundshme për realizimin e Marrëveshjes trepalëshe të Mbrojtjes dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Parkut të Prespës dhe formimin  e një organi të përbashkët koordinues për  menaxhimin dhe monitorimi ndërkufitar  jo vetëm të ujërave të Liqenit të Prespës, por edhe të gjithë ekosistemit të Liqenit.

Por, megjithatë në të njëjtën kohë do të punohet për detektimin intensiv dhe realizimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve dhe mundësive kombëtare për tejkalimin e gjendjes në Liqenin e Prespës.

Ishte një qëndrim i përbashkët që mbrojtja e Liqenit të Prespës është një proces që ka qenë dhe vazhdon të ndërmerret, por për të arritur rezultate të dukshme duhet të merren masa afatgjata, të mirë-koordinuara, të vazhdueshme dhe financiarisht të mbulueshme.

Ajo që mund të bëhet menjëherë është krijimi i një grupi pune ekspertësh që do të mbledhë dhe përpunojë të gjitha të dhënat ekzistuese sa më shpejt të jetë e mundur, dhe do të japë një vlerësim shkencor të arsyeve të rënies drastike nivelit të ujit të Liqenit. Grupi do të hetojë dhe do të japë mendim për atë nëse përveç arsyeve natyrore (periudha e thatë është ajo që ndikoi në nivelin e ujit dhe atë jo vetëm për liqenin përkatës por në rrjedhat ujore në përgjithësi), ka ndikime më serioze të shkaktura nga faktori njerëzor. Për këtë arsye, u konkludua që edhe Ministria e Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë gjithashtu duhet të kontribuojë. Para së gjithash, është e nevojshme të hulumtohen dhe të sigurohen njohuritë fillestare indikative mbi ndikimin e mundshëm të bujqësisë dhe përdorimin e puseve për ujitje të të mbjellave bujqësore në këtë zonë. E njëjta gjë do të bëhetedhe në vendet fqinje.

Në takim morën pjesë:  kryetari i komunës së Resnjës Dr. Zhivko Gosharevski, përfaqësues të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, përfaqësues të Institutit Hidrobiologjik nga Ohri, nga Instituti i Biologjisë pranë Fakultetit Matematiko – Natyror,  si dhe përfaqësues nga Fakulteti i Pylltarisë.