Ministri Nuredini në Samitin Evropian të Pragës

Prague European Summit 3Sot, Ministri Nuredini mori pjesë në Samitin Evropian në Pragë në panelin kushtuar transformimit të gjelbër si një mundësi ekonomike. Në fjalimin e tij, ai iu referua rolit që qeveritë kombëtare mund dhe duhet të luajnë në planifikimin më të mirë të transformimit të gjelbër, si dhe sfidave me të cilat përballen në periudhën e rimëkëmbjes nga pandemia.

Në panel, Ministri diskutoi me Drejtorin Rajonal të Programit të Mjedisit të KB (UNEP) për Evropën Bruno Pozi, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Masamiçi Kono, Zëvendës Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Tregtinë Helena Koenig dhe Zëvendës Drejtori i Brugel, Maria Demercis. Fokusi kryesor i panelit ishte në pasurinë e mundësive që transformimi i gjelbër mund të sjellë për shoqëritë dhe qytetarët, rritjen e vendeve të punës në sektorin e energjisë së rinovueshme, sesi ekonomia qarkore fuqizon palët e interesuara për të arritur më shumë me më pak, dhe përfitimet e reja industritë dhe kompanitë nga rritja e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike dhe standardet mjedisore për konsumatorët.