Ministria e Mjedisit Jetësor dhe qytetet në të gjithë vendin shënojnë JAVËN EVROPIANE TËMOBILITETIT nga 16 – 22 shtator

Sot, në shumë komuna në të gjithë vendin, por edhe në të gjithë Evropën, filloi shënimi i Javës Evropiane të Mobilitetit (prej 16-22 shtator), e cila këtë vit organizohet me temën “Ec me ne – Ecje e sigurt dhe vozitje e biçikletës”.

2019 EMWSi koordinatore kombëtare, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përveç qyteteve ku secila prej tyre është individualisht bartëse dhe organizatoreeaktiviteteve në zonat e tyre urbane, fton të gjithë qytetarët, OJQ-të, kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe të gjithë sektorin civil në vendin tonë t’i bashkangjitenkësaj fushate evropiane. Në këtë mënyrë dërgohet një mesazh i fortë se duke zgjedhur me mençuri transportin e përditshëm, kursejmë buxhetin tonë të brendshëm, përmirësojmë shëndetin tonë, mbrojmë mjedisin jetësor dhe zvogëlojmë ndotjen nga transporti.

Si informacion, vitin e kaluar në Javën evropiane të mobilitetit me aktivitete të veta morën pjesë 2792 qytete nga e gjitha Evropa dhe bota, ndërsa këtë vit që në start të javës janë paraqitur 2823 pjesëmarrës.

Deri më tani, për pjesëmarrje në shënimin e Javës evropiane të mobilitetit 2019 në Maqedoninë e Veriut, përveç qytetit të Shkupit, janë përfshirë edhe qytetii Velesit, Gjevgjelisë, Tetovës, Manastirit, Shtipit, Negotinës, Koçanit, Strumicës, Prilepit, Ohrit, Kriva Pallankës, Lozovës dhe komunat e Shkupit Shuto Orizari dhe Karposhi, ndërsa qytetet tjera ende kanë mundësi të paraqiten.

Gjatë javës, qytetet njoftuan për aktivitete të ndryshme, duke promovuar zgjidhje të reja të zgjuara dhe inovative të trafikut, teknologji të reja ose masa të planifikimit të transportit urban që do të zvogëlojnë përdorimin e makinave dhe indirekt të zvogëlojnë emetimet e gazit serrë ose thjesht duke shënuar ditën pa makina duke mbyllur rrugëtkryesore të trafikut dhe duke organizuar një defile për biçikleta.

Partnerë në këto aktivitete janë Delegacioni Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Info Qendra e BE-së në Shkup.