Мinistri Duraku zhvilloi takim me ambasadoren e Zvicrës Suter

IMG_4994 (1)sredba so svajcarski ambasador
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë Sibil Suter Tejada. Në këtë takim, u shkëmbyen informata për bashkëpunimin e gjertanishëm të dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe u bisedua për mundësitë e thellimit të të njejtit.

Në bisedime theks i veçant u vu në programet e përbashkëta për mbrojtjen e natyrës, të cilat viteve të kaluara me sukses u realizuan dhe dhanë rezultate të dukshme. Bisedimet u zhvilluan edhe në drejtim të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor.