Мinistri Ademi mbolli fidanë në oborrin e SHF „Pashko Vasa“

(21.03.2017) Sot, me rastin e shënimit të Ditës së pranverës, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, vizitoi komunën e Zhelinës. Ministri Ameti së bashku me kryetarin e komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, mbollën fidanë në oborrin e shkollës fillore „Pashko Vasa“ në fshatin Grupçin. Aktivitete për pastrim, rregullim dhe mbjellje të fidanëve u zhvilluan në të gjitha shkollat e kësaj komune.