Маkraduli: Me një veprim të integruar të përbashkët do të luftojmë kundër ndotjes së ajrit

makraduli3(14.12.2017) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, Kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe Drejtori i Zyrës së Zhvillimit të USAID-it Edward Gonzalez, hapën sot forumin e politikës publike: “Qasja e Integruar për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit: Avancimi i bashkëpunimit midis pushtetit qendrorë, pushtetit lokal dhe organizatave të shoqërisë civile “.

- Dua të theksoj se të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri më tani të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i harmonizojmë me politikat që udhëheq Qeveria që kryesisht nënkuptojnë qasje të integruar dhe të koordinuar për të gjitha palët e interesuara dhe sektorët, së bashku me aktivitetet dhe idetë e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve në përgjithësi – theksoi zëvendësministri Makraduli duke apeluar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit në veprimin e përbashkët dhe të koordinuar. Gjatë kësaj Makraduli tha se Qeveria përmes grupit punues ndërministror në masat e saj ka integruar të gjitha projekt-masat relevante që kanë arritur përmes rrugës zyrtare ose nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në fjalën e tij, drejtori i Zyrës për Zhvillim të USAID-it, Edward Gonzalez theksoi:

- Ne shpresojmë që kjo ngjarje do të forcojë bashkëpunimin midis organizatave publike dhe jofitimprurëse dhe qytetarëve për të rritur efektivitetin e masave mbrojtëse ndaj ndotjes së ajrit.

Kryetari i Shkupit Shilegov theksoi se e vetmja mënyrë e saktë për të luftuar mjedisin jo të shëndoshë është qasja e përbashkët integrale në të gjitha nivelet e pushtetit, së bashku me organizatat e shoqërisë civile.

Në këtë ngjarje, përfaqësues nga sektorë të ndryshëm – organizata qytetare, autoritete lokale dhe institucione qendrore – nga perspektiva e tyre paraqitën idetë e tyre për përmirësimin e bashkëpunimit me qëllim që të arrihet një mbrojtje më e mirë e cilësisë së ajrit.

Forumi u mundësoi pjesëmarrësve të zhvillojnë një diskutim për qasjet e propozuara për trajtimin e problemit të ndotjes së ajrit si një qëllim të përbashkët, si dhe për të krijuar mundësi për veprim të përbashkët në drejtim të zhvillimit dhe zbatimit të hapave të ardhshëm për mbrojtjen e cilësisë së ajrit.

Kjo ngjarje u organizua nga USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.