Makraduli zhvilloi një takim pune me delegacionin e Partneritetit global të ujit

Sot nëMinistrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të procesittë përgatitjes së Planit aksionalstrategjik për pellgun e lumit Drin, zëvendësministri Jani Makraduli zhvilloi një takim pune me një delegacion të partneritetit global të ujit (zbatues i projektit të Drinit GEF / UNDP) të udhëhequr nga koordinatori Dimitris Falutsosdhe koordinatori kombëtar i projektit të Drinit GEF Dejan Panovski me qëllim të koordinimit dhe ndarjes së informacionevepër realizimin e vizionit dhe objektivavetëPlanit aksional strategjik (PAS) për pellgun e Drinit.

Në takimin me koordinatorin Dimitris Falutos dhe ekipin për zbatimin e projektit të Drinit, u diskutua përgatitja e Planit aksional strategjik për pellgun e lumit Drin si dhe përgatitja e një programi të masave zbatuese që rrjedhin nga PAS-i. Tema kryesore e takimit të sotëm ishte plani i menaxhimit për Liqenin e Ohrit, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2019.  

Në këtë takim, zëvendësministri Makraduli theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përkrah plotësisht realizimin e të gjitha aktiviteteve dhe qëllimeve të planifikuara të këtij projekti dhe njëkohësisht hapi iniciativa të reja, duke përfshirë një iniciativë për bashkëpunim të përbashkët në menaxhimin e ardhshëm të lumit Vardar .