Konferenca “Projektet e hidroenergjetike dhe mbrojtja e natyrës – sfidat dhe zgjidhjet”

(25.03.2019) Sot, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Projektet e hidroenergjetike dhe mbrojtja e natyrës – sfidat dhe zgjidhjet”, organizuar nga Fronti 21/42 në Shkup.

Konferenca është pjesë e fushatës “Zemra blu e Evropës”, e cila synon të mbrojë lumenjtë dhe rrjedhat e tyre.

- Sot, kur diskutojmë për sfidat dhe zgjidhjet lidhur me hidrocentralet, ujërat dhe lumenjtë, realiteti është si në vijim: nga njëra anë duhet të stimulojmë burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe është e qartë se termocentralet duhet të zëvendësohen me lloje të tjera të burimeve të energjisësë pastër, të rinovueshme, siç është hidroenergjia. Nga ana tjetër, jemi dëshmitarë se një numër i madh hidrocentralesh tashmë janë ndërtuar për të shfrytëzuar hidropotencialin e lumenjve – tha Makraduli në fjalën e hapjes.

Sipas tij, kërkimi për burimet e ripërtëritshme të energjisë duhet të drejtohet drejt zonave që nuk janë të mbrojtura dhe në të cilat, duke ndërtuar objekte për prodhimin e energjisë elektrike, natyra dhe biodiversiteti nuk do të rrezikohen,njëherësh duke theksuar rëndësinë e hidropotencialit të lumenjve.  

- Atë që mund të bëjmë si institucione është rritja e koordinimit të ndërsjellë midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Ekonomisë me organizatat e shoqërisë civile për përballimin e sfidave dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për problemin e ndërtimit të hidrocentraleve, por me përfshirjen më të madhe të shkencës – tha Makraduli

Në konferencë fjalë mbajti edhe Aleksandra Bujarovska nga Fronti 21/42, e cila vuri në dukje se në vendin tonë kur është fjala për sigurimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, më shumë bëjnë pjesë hidrocentralet e mëdha e pastaj ato të vogla, ndërsa sistemet fotovoltaike dhe termocentralet me erë janë përfshirë me përqindjen më të ulët.

Në konferencë ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit folën për sfidat dhe mundësitë për ruajtjen e lumenjve në Ballkan, me theks në projektet e hidroenergjisë dhe mbrojtjen e natyrës, mundësitë për mbrojtjen e lumenjve dhe peizazheve të egra si dhe ndikimin mjedisor dhe social të hidrocentraleve të vogla. U diskutua gjithashtu për projektet e planifikuara hidroenergjitike në PN Mavrovë.

Në kuadër të konferencës u shfaq filmi „Zemra blu“.