INFORMATË PËR MEDIA

undp-anketaTë nderuar,
Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara e ftojnë publikun që të marr pjesë në hulumtimin elektronik të opinionit publik për ndryshimet klimatike, i cili zbatohet në kuadër të projektit „Raporti i dytë kombëtar për ndryshimet klimatike“.
Opinionin   tuaj duhet ta shprehni duke plotësuar pyetësorin elektronik të titulluar „A ju interesojnë ndryshimet klimatike?“që është në dispozicion në linkun në vijim: http://klimatskipromeni.mk/UNDP/SURVEY/index.html
Hulumtimi i parë, i cili u bë nga fundi i vitit 2014 si pjesë e projektit „Raporti i parë dyvjeçar i reviduar për ndryshimet klimatike “ siguroi të dhëna për informimin dhe perceptimin e publikut në Maqedoni për ndryshimet klimatike në atë kohë. Qëllimi i këtij hulumtimi të azhuruar është që të tregohet se a ka ndryshuar vetëdija dhe gatishmëria për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat kohëve të fundit janë gjithnjë e më të mëdha.
Analiza komparative e rezultateve do të ndihmojë për qasje të mëtejshme në komunikim dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe sektorit publik dhe për progresin e Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e detyrimeve të ndërlidhura me ndryshimet klimatike (drejt bashkësisë ndërkombëtare /Marrëveshjes së Parisit/UNCFCC).
Rezultatet përfundimtare të hulumtimit do të shpallen në faqen e internetit http://www.klimatskipromeni.mk/. Ndërkohë, mund të shihni se si janë përgjigjur të anketuarit tjerë në disa nga pyetjet në linkun, i cili do t’ju shfaqet pasi Ju të përgjigjeni.

Plotësimi i pyetësorit do t’ju marrë së paku 10 minuta.