Përforcimi i bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe qendror në përballjen me ndotjen e ajrit

11Sot në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u mbajt mbledhja e ministrit Nurhan Izairit me kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe të Mnastirit, Vladimir Talevski si dhe me përfaqësuesit e komunave të Tetovës, Kavadarit dhe Kërçovës.

Duke pasur parasysh kompleksin e problemit me paraqitjen e përqëndrimeve të larta të grimcave PM10 veçanërisht gjatë dimrit, gjë që është shqetësuese në lidhje me shëndetin e njerëzve dhe për zgjidhjen e të cilit problem nevoitet qasje e inspektorëve dhe bashkëpunim mjaft i fuqishëm midis pushtetit lokal dhe qendror, mbledhja u thirr me qëllim të shkëmbimit të mendimeve në lidhje me tejkalimin e problemit, si dhe që të prezantohen përfitimet nga projekti aktual Tving “Përforcimi i mëtejshëm i kapaciteteve për harmonizimin e regullativës për ajrin”.

Në kuadër të këtij projekti u hartua Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup dhe Tetovë dhe plane aksionare afatshurtra në rastet kur përqëndrimet e substancave ndotëse të matura i tejkalojnë pragjet alarmuese.

Përfitimet më të mëdha të këtyre planeve është që me to përmes analizave kimike do të definohen saktë burimet e ndotjes prej nga do të dalin edhe nevojat e masave afatgjate për përmirësimin dhe mbrojtjen e cilësisë së ajrit. Nga ana tjetër, në planet aksionare afatshkurtra, do të vendoset mënyra e komunikimit midis institucioneve relevante dhe publikut, dhe në dialog me NJVL do të precizohen masat afatshkurtra të cilat janë realisht të zbatueshme në komunat përkatëse.

Pritet analizat të përfundojnë deri në prill, ndërsa planet e plota deri në shtator të vitit.

Sipas fjalëve të ministrit Izairi, këto dokumente të planit do të jenë shembull i mirë jo vetëm për komunat e Kavadarit dhe Kërçovës, të cilat konsiderohen si komuna me ndotje më të madhe të ajrit në periudhën e dimrit, por edhe për të gjitha njësitë tjera të pushtetit lokal ku nuk ka mbikëqyrje të parametrave për cilësinë e ajrit ambiental.