Filloi ndërtimi i Qendrës Riprodhuese për drerë në Galiçicë

NP Galicica(17.07.2019) Në Parkun Kombëtar “Galiçica” filloi ndërtimi i një qendre riprodhuese për drerë. Qendra prej rreth 100 hektarësh do të jetë shtëpia e 30 drerëve (24 femra dhe 6 meshkuj) dhe do të pajiset me infrastrukturë moderne siç janë karantinat, depot, vendet ku pi ujë bagëtia (korita), vendet me krip për bagëtitë dhe vëzhguesit.

Projekti me vlerë prej 340 mijë euro zbatohet në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian “Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura” me vlerë prej 4.3 milionë euro dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Parku Kombëtar “Galiçica” në kuadër të projektit, gjithashtu zbaton edhe aktivitete për përmirësimin e menaxhimit të ekosistemeve të kullotave malore me qëllim të ruajtjessë tyre dhe ndalimit të procesit të sukcesionit.[su_custom_gallery source=”media: 17828,17829″ limit=”10″ link=”image” target=”blank” title=”nev