Prioritetet e dakorduara për tejkalimin e situatës alarmante me Liqenin e Prespës

средба со градоначалник на РесенPër shkak të situatës alarmante me Liqenin e Prespës, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mbajti një takim pune me kryetarin e Komunës së Resnjës Zhivko Gosharevski. Në këtë takim u diskutuan mundësitë për përshpejtimin e aktiviteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Duke pasur parasysh specifikat e Liqenit të Prespës, ujërat e të cilit i ndajmë me Greqinë dhe Shqipërinë, si dhe natyrën e tij unike dhe lidhjen me Liqenin e Ohrit dhe lumin Drini i Zi, pikëpamja e përbashkët është se një qasje komplekse e bazuar në njohuritë shkencore është e nevojshme.Është rënë dakord që menjëherë të vihet në veprim grupi punues për krijimin e të cilit në periudhën e kaluar nga MMJPH janë bërë konsulta me disa palë të interesit, kryesisht ekspertë të fushës, si dhe përfaqësues të komunave dhe OJQ-ve me rezultate të provuara në rajonin e Prespës. Kërkimi dhe përfshirja e sektorit bujqësor, i cili ka një ndikim potencialisht të madh në këtë rajon, gjithashtu është rënë dakord. Në atë drejtim, tashmë është iniciuar përfshirja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për të cilën javën e ardhshme është rënë dakord për një vizitë të përbashkët në Prespë.

Faktor kyç për trajtimin me sukses të çështjes mbetet intensifikimi i aktiviteteve për përfundimin e procesit për formimin e komitetit trepalësh për Parkun e Prespës, për të cilin sapo janë emëruar anëtarë nga pala maqedonase dhe greke ndërsa emërimi nga Shqipëria është në vazhdim. Ministri bëri thirrje për komunikim më intensiv me homologët e tij nga të dy vendet për fillimin më të shpejtë të bashkëpunimit ndërkufitar për mbrojtjen e Prespës.