Në Shkup, u mbajt takimi i 24-të i komitetit këshillëdhënës të Marrëveshjes për mbrojtjen e familjes së lakuriqëve Evropian (EUROBATS)

(01.04.2019) Sot, sekretari i shtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Ana Petrovska hapi takimin e 24-të të Komitetit Këshillëdhënës të Marrëveshjes për mbrojtjen e familjes së lakuriqëve Europian (EUROBATS), i cili zhvillohet nga 1 deri në 3 prill në Shkup.

Në fjalën e saj të hapjes, Petrovska mirëpriti projektet shkencore, kërkimore dhe njëherësh edhe ato edukative të Sekretariatit të EUROBATS përmes të cilit palët kontraktuese të Traktatit të Londrës përpunuan botimenë gjuhët kombëtare për mbrojtjen e lakuriqëve dhe për rëndësinë e mbrojtjes së habitateve të lakuriqëve.

-Rezultatet tuaja janë të dukshme, të pranuara dhe të respektuara dhe prandaj ju inkurajojmë dhe ju përkrahim që në ardhmen të vazhdoni me aktivitetet tuaja “, theksoi Petrovska në fjalën e saj të hapjes, duke shtuar se përfaqësuesit e vendit tonë morën pjesë aktivisht në të gjitha takimet e Komitetit Këshillëdhënës Shkencor dhe në takimet me palët kontraktuese, dhe se raportet tematike dhe kombëtare përgatiten rregullisht dhe dorëzohen në Sekretariatin e EUROBATS. 

Fjalim të hapjes pat edhe sekretair ekzekutiv i Traktatit të Londrës pranë UNEP-it, Andreas Streit, i cili gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së lakuriqëve dhe specieve të tjera për shëndetin e planetit.

Traktati për mbrojtjen e lakuriqëve të natës në Evropë u miratua në vitin 1990 në Londër, në kuadër të Konventës së Bonit për Mbrojtjen e Kafshëve të egra Migratore nga UNEP. Në vitin 1999, vendi ynë me ligj e ratifikoi Traktatin e Londrës, së bashku me Konventën e Bonit mbi Mbrojtjen e Specieve të egra Migratore.

Që në vitin 1995, përfaqësuesit e sferës shkencore të vendit tonë morën pjesë në takimin e parë të EUROBATS në Bristol në 1995, gjatë të cilit u paraqit raporti i parë mbi statusin e lakuriqëve të natës në vendin tonë.