Zvicra dhe Maqedonia zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e mjedisit jetësor

DSC_0008Sot, në ambientet e MMJPH-së, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, zhvilloi një takim pune me Klif Hamer këshilltar rajonal i infrastrukturës dhe mjedisit jetësor pranë ambasadës së Zvicrës.

Në këtë takim u shkëmbyen informata për bashkëpunimin e deritashëm të të dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Në bisedime theks i veçantë u vu në projektet e përbashkëta për mbrojtjen e natyrës dhe ujërave, të cilat në vitet e kaluara me sukses u realizuan dhe sollën rezultate të dukshme.

Bisedimet u zhvilluan edhe në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit përmes financimit të projekteve të reja nga Konfederata zvicerane si dhe bashkëpunimit në fusha tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor.